Ziona Chana kryetari i një sekti të krishterë ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare për shkak të diabetit dhe problemeve me tensionin. Ai jetonte me familjen e tij në një shtëpi gjigande me më shumë se 100 dhoma. Sipas mediave thuhet, se ai u martua brenda një viti me 10 gra. Bashkëshortet e tij ndanin një sallë të madhe gjumi.
Ai u martua me bashkëshorten e parë në moshën 16 vjeçare, kurse me të fundit në moshën 60 vjeçare. Në bazë të ligjit indian poligamia është e ndaluar, por ka disa përjashtime për disa fise të caktuara. Sekti fetar krishtian, të cilin drejtonte Chana u themelua nga i ati dhe ndiqet nga rreth 2000 persona, që banojnë në atë fshat.
Chana njihet si drejtuesi i një prej familjeve më të mëdha në botë, por mbetet ende e paqartë sa gra, fëmijë, nipër e mbesa ka në të vërtetë. Sipas kryeministrit të territorit indian Mizoram, Chana duhet të ketë pasur 39 bashkëshorte, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Disa burime i kundërshtojnë këto të dhëna.
Vetëm diçka mbetet e qartë, dimensionet e familjes së tij janë gjigande. Thuhet se familja e tij në një vakt konsumon 30 pula, 60 kg patate dhe 100 kg oriz. Për shkak të familjes së tij fshati në kufi me Miamarin dhe Bangladeshin u kthye në atraksion turistik. /Spiegel/



