Shënohet rënie në krahasim me dje numri i viktimave në Itali. Në 24 orët e fundit, për shkak të koronavirusit kanë ndërruar jetë 756 pacientë, ndërsa ditën e shtunë ishin 889 të tillë. Të premten numri i të vdekurve shënoi rekordin më të madh që nga fillimi i epidemisë në Itali, 969 viktima.
Në total, në Itali, numri i të prekurve me koronavirus është 73 880. Ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 3815 raste të reja.
Të shëruar që nga fillimi i epidemisë janë 13 030. Në 24 orët e fundit janë deklauar të shëruar 646 pacientë.
Milano ka shënuar rritjen më të madhe të rasteve të reja, me 546 (dje ishin 314).



