Rrjedhje gazi në Porto Romano, banorët: Nuk është hera e parë, mund të ndodhë Gërdeci i dytë (VIDEO)

Rrjedhje gazi në Porto Romano, banorët: Nuk është hera e parë, mund të ndodhë Gërdeci i dytë (VIDEO)

Rrjedhje gazi është shënuar mesditën e sotme në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Nga të dhënat paraprake, policia raporton se rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi, firmë private, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëri nga banorët duke folur për mediat shprehu shqetësim, duke thënë se kjo nuk është hera e parë dhe se ka ndodhur edhe para tre muajsh.

Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi.  T’i heqin nga këtu e t’i çojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.

Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për t’u shfarosur. Sot pati rrjedhje gazi, kemi fëmijët.

Një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri. Këtu nuk është hera e parë. Para tre muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë.

Banorët deklaruan se kanë bërë protesta dhe kanë shkuar te bashkia, por nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërkohë njëri nxënës tregoi se nxënësit u dërguan në shtëpi me urdhër të drejtorit, nga frika se diçka mund të plaste.

Sakaq një banor tjetër deklaroi se nuk po merren masa.

Prite kur të na ndodh një Gërdec i dytë. Nuk kanë siguri bombolat. Ka rrjedhje gazi. O të ikn ato, o të ikim ne. Por të ikin ata, se ne këtu kemi qenë. Duhet të marrë masa shteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy