
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ngre si shqetësim hyrjen në vendin tonë të kafshëve kontrabandë dhe rrezikun e shtuar nga sëmundja e brucelozës, duke denoncuar nisjen e një hetimi nga prokuroria e Korçës.
Nga studio e MCN Live, Resuli tha se burceloza është një sëmundje e rrezikshme që kalon nga kafshët tek njerëzit.
Ai deklaroi se nëse do e quanim shumë të rrezikshëm gripin e shpendëve për shkak se bën dëm ekonomikë por në rastin konkret të brucelozës kemi të bëjmë me dëme në jetë njerëzish dhe nuk dihet se çfarë pasojash mund të sjell.
Sipas tij, flitet për një veprimtari kriminale, ku ata që japin dëshmi e çojnë situatën deri në nivele të larta të ministrisë, që kanë çuar në kontrabandimin e këtyre kafshëve, pasi askush nuk do mund ta bënte pa mbështetjen qeveritare.

Veterineri që ka konstatuar problemin është zhvendosur nga zona ku ka konstatuar problemin. Për sa kohë prokuroria e Korçës ka ngritur një çështje, shqetësimi i ngritur është se nuk dihet ende nëse këto lopë janë hedhur për konsum publik, janë asgjësuar.
Bëhet fjalë për 75 krerë që janë gjetur në procesverbale. Ministria e Bujqësisë në një lloj letargjie dhe gjumi, as e pohon dhe as e mohon.
Kanë rrjedhur dokumente nga prokuroria e Korçës që e provon që është realiste kjo gjë dhe as nuk informohen fermerët e Korçës që të mos bëjnë blerje apo shitje deri sa kjo situatë të normalizohet apo sqarohet.
Prokuroria ka nisur hetime dhe ka mbledhur dhe prova, se çështja ka gati një muaj që mbahet e fshehtë.
Çështja ka qenë e fjetur, është munduar të fshihet, këtë nuk e bën një veteriner i thjeshtë, por eksponentë të lartë në ministrinë e Bujqësisë, që duan të përfitojnë nga kafshët kontrabandë.
Ajo që e rëndon situatën në Korçë dhe thuhet është se kafshët që janë konfiskuar, një pjesë e mirë e tyre janë diagnostikuar me brucelozë dhe në Greqi ka arrestime, pasi këto kafshë janë destinuar për tu groposur, por më pas janë dërguar me këmbë në kufirin e gjelbër për në Shqipëri.
Bruceloza ka ardhur, është lejuar dhe është mbajtur e fshehur. Në qytetin e Korçës duhet të ndalohet blerja dhe duhet të ndalohet shkëmbimi tregtar, të paktën në zonën e Korçës, por nuk përjashtohet dhe në zona të tjera.
Bruceloza ka efekte fatale, te meshkujt çon deri në sterilizim total, ndërsa te femrat çon aborte. Për mua gjithë ministria e Bujqësisë sot duhet të ishte në Korçë.
Minimalisht ministrja e Bujqësisë duhet të distancohet nga ky rast dhe të kërkojë që hetimeve t’iu shkohet deri në fund.
Veterineri është lëvizur nga vendi i punës dhe ky nuk është një gjest normal sa i takon atij që ka kryer me përpikmëri detyrën.
Veterineri sapo kishte nisur punën dhe ka konstatuar një situatë jonormale. Në ministri është kërkuar pushimi i tij nga puna dhe më pas është konkluduar në transferimin e tij.
Veterineri rajonal merr vetëm 600 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që për t’iu përmbajtur kushteve gjatë punës së tij i duhen në ditë 50 euro veshjet e posaçme.
Ministria e Bujqësisë është kthyer në ministri qokash dhe aty jetëgjatësia e një ministri nuk shkon më shumë se një vit e gjysmë dhe ministrat nuk vijnë as nga fusha, në një kohë që i duhet rreth gjashtë muaj se çfarë ndodh dhe në momentin që nis të kuptojë situatën lëvizet.
Për mua një lëvizje e tillë është dashakeqe. Ne po flasim për nivelet e shfarosjes së blegtorisë, e cila ka qenë një zë potencial në buxhetin e shtetit, ndërsa me situatën e tanishme është për të ardhur keq.
Ndërkohë që ne importojmë 70-80%, në një kohë që kemi një sektor inefiçent. Kemi një skemë kombëtare që mund të quhet si lëmoshë.
Harxhohen rreth 25 mijë euro në vit, por feedbacku është zero.



