Qeveria rrit me 30% pagat e ushtarakëve. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Krahas kësaj rritjeje nga e cila përfitojnë të gjithë ushtarakët, struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike do të paguhet 20 mijë lekë më shumë mbi këtë rritje.
Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë. Kjo do të thotë se, paga minimale në FA është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu dhe paga shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive. Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marrë dhe 20 mijë lekë të reja shtesë. Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando. Trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë.



