Shumë fermerë po përballen me problematikën e mungesës së tregut, ndërkohë që prodhimet e tyre kanë mbetur stok për shkak të konkurrencës së pandershme nga produktet e importit.
Në studion e TvT, eksperti i bujqësisë, Zef Gjeta, tha se bujqësia, e cila kontribuon në ekonominë e vendit, mbështetet pak nga buxheti.
“Nga buxheti bujqësia merr shumë pak. E gjithë hallka e shërbimit ka ardhur duke u tkurrur. Këto vitet e fundit janë larguar 1.4 milionë njerëz dhe të gjitha këto probleme na kanë sjellë në këtë situatë”, tha ai.
Sa i takon mbështetjes me subvencione për fermerët, Gjeta tha se është e pamjaftueshme.
“Është në rrugën e duhur, por e pamjaftueshme. Është minimaliste”, tha ai.



