
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklarojnë se kanë vrarë ministrin e Ekonomisë të Hamasit dhe një anëtar tjetër të lartë të Byrosë Politike të Hamasit në sulmet me dron në Rripin e Gazës mbrëmjen e së hënës.
Ushtria thotë se ministri Jawad Abu Shamala, menaxhoi fondet e grupit terrorist, dhe caktoi fonde për financimin dhe drejtimin e terrorit brenda dhe jashtë Rripit të Gazës.
I dyti, Zakariya Abu Moammar, ishte kreu i marrëdhënieve të brendshme të grupit terrorist, thotë Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF.
Ai ishte një vendimmarrës dhe koordinator i lartë i Hamasit midis grupeve terroriste në Rripin e Gazës.
IDF shton se Abu Moammar ishte një person i besueshëm i shefit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar dhe pjesë e “forumit të lartë të grupit terrorist, i përfshirë në vendimmarrjen e organizatës dhe planifikimin e aktiviteteve të shumta terroriste kundër Shtetit të Izraelit”.



