Kalaja: Tirana s’ka më asgjë publike, demokratët duhet të më zgjedhin sepse vetëm unë di ta mund Veliajn

Kalaja: Tirana s’ka më asgjë publike, demokratët duhet të më zgjedhin sepse vetëm unë di ta mund Veliajn

Kandidatja për Primaret në PD, Adriana Kalaja në emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se një grup i strukturuar i është sulur pronave private duke nxjerr nga banesat pronarët e tyre prej 20 vitesh dhe duke sulmuar me gaz lotsjellës fëmijët.

Ajo tha se e meriton më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë në primare që ta fitoj këtë garë, pasi sipas saj është vetmja që ka treguar se si mund të mundet Erion Veliaj.

Tirana nuk ka më asgjë publike, tani një grup i strukturuar kriminal i është sulur pronave private dhe ajo që po ndodh tani me zonën 5 majit dhe filloi me Paskuqan disa kohë më parë te bregu i lumit, në Shkozë është qartazi grabitje e pronës private. Shembet shtëpia, banesa, i merret prona një qytetari pa vendim shembje pa asnjë plan rregullues të qytetit dhe mbi të gjitha nxirren fëmijët me gaz lotsjellës dhe nuk kompensohen pronarët për atë që ja ka siguruar ligji dhe kushtetuta sepse i s’kualifikon banorët që kanë mbi 20 vite në atë pronë.

E pyetur pse nuk ka një garë të ashpër mes kandidatëve për primare dhe pse ajo mendon se i mund ata, Kalaja tha se askush nuk është i barabartë, ndërsa thekson se atë që ajo ka bërë për Tiranën nuk e ka bërë askush tjetër.

Në fakt po të shohësh fjalimin tim të sotëm fola qartë, thash që jam futur në primare se dua të fitoj garën e primareve dhe jo për të bërë qoka dhe jo se jemi të barabartë sepse ne s’mund të jemi të barabartë. Unë kam të mirat dhe defektet e mia, dhe ftoj kundërshtarët e mi të nxjerrin defektet e mia dhe jam futur me kontributet e mia dhe jo metodat e Erion Veliaj, me kamera para dhe pas dhe as kontributin e familjarëve të mi. Unë besoj se kam dhënë maksimumin për ti treguar Tiranës se unë bashkinë mund ta drejtoj ndryshe. Jam fanse e primareve të Amerikës, por ne nuk i zgjodhëm ato sepse nuk jemi gati për të bërë primare të Amerikës që çdokush të votonte për një kandidat brenda PD, është një rrugë e mesme për të kaluar votën nga kryetari, kryesia te baza, dhe kjo nuk është pak. Baza dhe simpatizantët do votojnë sipas atyre që kanë pritshmëri.  Unë i mund të gjithë sepse besoj se betejën për Tiranën se ka bërë askush si unë dhe e dyta kur dikush ka frikë ti përmend emrin Erion Veliaj unë atë e kam kallëzuar 18 herë dhe kam treguar se si fitohet ndaj tij, sepse e kam mundur në betejën e gjykatës. Këto që kam arritur unë si ka asnjë nga këta kandidatë dhe prandaj besoj se demokratët do më zgjedhin mua sepse më kanë parë se kam qenë në çdo shesh me ta, në çdo komisariat dhe besoj se kam bërë maksimumin tim për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy