Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti i cili goditi Afganistanin perëndimor.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter goditi rreth 40 km nga qyteti perëndimor i Heratit, afër kufirit me Iranin, rreth orës 11:00 me kohën lokale.
Një sërë ndërtesash u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja, thanë zyrtarët afganë.
Të paktën tre lëkundje të fuqishme pasuan tërmetin fillestar.



