
Samsung Galaxy S10, smartfoni që shënon një dekadë në treg për linjën Galaxy, prezantohet më 20 shkurt, në San Francisco, gjatë eventit Unpacked 2019.
Sipas “Wall Street Journal”, aparati i ri ka një ekran më të gjerë, kamera të përmirësuar dhe të lançohet në tri variante që do të jenë në treg në mars.
Megjithatë, deri në prill, një version i përshtatshëm për rrjetet 5G do të hidhet në treg. Gjithashtu sipas revistës amerikane, Samsung do të lançojë Galaxy Fold në të njëjtën datë, një pajisje me një ekran fleksibël.
Ai do të arrijë në treg brenda gjysmës së parë të vitit 2019 dhe fillimisht do të prodhohen 1 milion aparate.
Ekranet fleksibël, jo vetëm të smartfonëve por edhe të televizorëve, do të jenë trendi teknologjik i vitit 2019.



