Ukrainë, kryebashkiaku i Borodyanka: Kufomat e 200 civilë nën rrënoja

Ukrainë, kryebashkiaku i Borodyanka: Kufomat e 200 civilë nën rrënoja

Kufomat e rreth 200 civilëve të vrarë ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të goditura në Borodyanka nga bombardimet ruse. Më 24 shkurt ishim qyteti i parë që u bombarduam. Tani po fillojmë të marrim kufomat sepse rusët nuk lejuan ne deri kur ishim nën pushtimin e tyre. Na thanë se mund të evakuoheshim por qëlluan këdo që dilte në rrugë, duke vendosur tabela për të qëndruar në shtëpi dhe duke vizatuar kudo simbolin e pushtimit.

Është kjo deklarata e bërë nga kryetari i bashkisë së Borodyanka, Georgiy Erko, për të dërguarin e Ansa në Ukrainë.

Ushtria ruse u tërhoq nga qyteti ukrainas më 1 prill, duke bërë që kontrolli i qytetit të merret nga forcat vendase.

Qeveria ukrainase ka nisur një hetim për krime lufte pasi deklaroi se trupat e 410 civilëve u gjetën në zonat përreth Kievit. Disa prej tyre u zbuluan në varre masive, ndërsa një pjesë i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar nga një distancë e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy