Mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid në aeroportin e Rinasit

Mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid në aeroportin e Rinasit

Kanë mbërritur në orët e pasdites 100 000 vaksina të tjera anti-Covid në aeroportin e Rinasit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama ku shprehet se, “me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anti-Covid”.

“Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, tha Rama.

Dozat e vaksinës kundër COVID duhej të mbërrinin të mërkurën, por si pasojë e situatës së paprecedentë të krijuar në aeroportin e Rinasit për shkak të protestës së kontrollorëve, ngarkesa ishte bllokuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy