Beleri nga burgu: Trajtim diskriminues ndaj meje dhe himariotëve

Beleri nga burgu: Trajtim diskriminues ndaj meje dhe himariotëve

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri reagon nga burgu në rrjetet sociale pas refuzimit të lejes nga gjykata për tu betuar.

Gjithçka me anë të një shkrimi me titull “Gjykata që diskriminon Himariotët!”

Beleri thotë se mos dhënia e lejes është e qëllimshme që të bëhen palë me palën që humbi zgjedhjet, me Kryeministrin dhe ish-kryetarin e bashkisë.

Kontrolli dhe urdhri politik mbi Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u provua edhe më qartë me vendimin e paligjshëm nr.371 datë 18.09.2023 të gjyqtares Flojera Davidhi.

Për të njëjtën kërkesë time, në të njëjtën Gjykatë, kemi 2 qëndrime të ndryshme të gjyqtarëve. Kërkesat e mia për të marrë leje në gjykatën speciale ku gjykohem, nuk kanë një vendimmarrje.

Kjo është e qëllimshme që të bëhen palë me palën që humbi zgjedhjet, me Kryeministrin dhe ish-kryetarin e Bashkisë.

Këta që po e keqqeverisin dhe grabisin akoma sot pas kaq muajsh Himarën.  Një herë gjykata më pranon në gjyq duke pranuar kompetencën e saj dhe më adreson që t’i drejtohem drejtorit të burgut.

Herën e dytë kur unë ankohem ndaj vendimit të drejtorit të burgut, gjykata thotë që nuk ka kompetencë dhe më çon në gjykatën e Durrësit.

Që në këtë mënyre të nëpërkëmbi vullnetin e zgjedhësve të Himarës, dhe të zgjasë paligjshmërinë ndaj meje.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani le të hetojë pse ka dy standarde në gjykimet ndaj zgjedhësve të Himarës dhe ndaj meje si individ.

Pse trajtohem me diskriminim dhe në mungesë të normave ligjore?

Ndaj, duke qenë se drejtësia vepron me diskriminim ndaj zgjedhësve në Himarë dhe ndaj meje, në mungesë të zbatimit të ligjit nga istitucionet tona, veç institucionet ndërkombëtare do të gjykojnë dhe japin vlerësimin e tyre për diskriminimin që po i bëhet Himariotëve dhe mua si kryetar i zgjedhur.

Durrës, 21 shtator 2023

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy