Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Zojs të Lezhës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se një 20 vjeçar kishte qëlluar disa herë në ajët me një automatik AK-47. Policia nuk sqaron arsyet që ka patur Erjon Nikolli për të shtirë me armë, por saktëson se 20 vjeçari nga fshati Zojs në Gjadër ka përfunduar në pranga, së bashku me kallashnikovin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qëllon me armë zjarri në ajër , arrestohet në flagrancë nga policia
Sekuestrohen 1 automatik AK -47 , dhe 6 gëzhoja në vendngjarje
Më datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Erjon Nikolli, 20 vjeç ,banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë.
Ky shtetas, në fshat, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e proves materiale , u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje si dhe arma e zjarrit automatik AK-47.
Veprat penale në ngarkim të tij "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



