Fotografja Soela Zani thotë se në profilin e një politikani, theksi nuk duhet të jetë te veshja. Sipas saj, veshja duhet të vihet në funksion të fjalës.
Duan të shfaqin një lloj vendosmërie, sidomos kur janë para fushatave. Mendoj se veshja në lukun e një politikani duhet të jetë gjithmonë shoqëruese, por jo dominuese. Po të marrim një personazh si Angela Merkel. Ajo gjithmonë ndërrohej, ishte e kuruar, por mbante të njëjtin stil. Nuk tërhiqte vëmendjen me lulet, me flokët etj. Përparësi për të ishte fjala.
Duhet të jesh vetvetja. Xhaketat e shtrenjta bëjnë një hendek shumë të madh me votuesin.



