Spanja liron gabimisht një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë

Spanja liron gabimisht një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë

Një nga kriminelët më të kërkuar në Europë, u lirua nga drejtësia spanjolle për shkak të një pakujdesie.

Një gabim burokratik, pas kërkesës për ekstradim nga Holanda bëri që “mbreti” i trafikantëve holandezë të drogës, në listën e më të kërkuarve evropianë të Interpolit, të lirohet nga një burg spanjoll dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Karim Bouyakhrichan, 46 vjeç, me nofkën “Taxi”, u arrestua në janar në Marbella me akuzën e pastrimit të parave, pas një hetimi 5-vjeçar.

Disa javë më parë autoritetet holandeze kërkuan dhe morën nga gjykata e Madridit ekstradimin.

Por diçka nuk shkoi siç pritej, ndoshta për shkak të një keqkuptimi ose një gabimi komunikimi, pa dijeninë e holandezëve.

Prokuroria e Hagës deklaroi se burgu i Malagës autorizoi, në pritje të riatdhesimit, lirimin e të burgosurit me kusht, siç kërkuan avokatët e tij.

Pasaporta u tërhoq dhe kontakti me gjykatën u caktua çdo 15 ditë, gjë që ndodhi deri më 1 prill, por pas kësaj nuk pati më asnjë lajm për “Taxi” .

“Arratisja është shqetësuese, por do ta gjejmë”, tha ministri spanjoll i Drejtësisë Felix Bolanos.

I arratisuri është ndër kriminelët më të kërkuar në të gjithë Evropën, pasi me vdekjen e vëllait të tij Samir, i cili kishte themeluar një nga krahët e shoqatës holandeze-marokene “Mocro Maffia”, trashëgoi “perandorinë” e saj, duke marrë përsipër trafikun e kokainës.

Karteli pastroi miliarda euro duke sjellë drogë nga Amerika e Jugut përmes porteve të Amsterdamit dhe Roterdamit, dhe sipas mediave holandeze kishte kërcënuar me rrëmbim princeshën Amalia, trashëgimtare të fronit, duke e detyruar atë të transferohej në Spanjë një vit, për arsye sigurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy