Vrasja e 14 vjeçarit/ Burimi: Krimi është kthyer në një nivel global, mbyllja e TikTok nuk e zgjidh problemin (VIDEO)

Vrasja e 14 vjeçarit/ Burimi: Krimi është kthyer në një nivel global, mbyllja e TikTok nuk e zgjidh problemin (VIDEO)

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.

Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim dy propozime, mbyllja në Shqipëri e Snap Chat dhe TikTok ose të vendosen filtra në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Lidhur me këtë analisti Genc Burimi në 'MCN Live' u shpreh se krimi është kthyer në një nivel global dhe duket se nuk ka zgjidhje. Ai tha se  mbyllja e tiktok dhe Snapchat nuk mund ta zgjidhin këtë problem, ndërsa theksoi se e gjithë kjo që po bënë Rama është politikë.

Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë e këto ngjarje, por dhuna mes minorëve është bërë bashkudhëtarë në nivel global dhe nuk ka zgjidhje. Në një rend e lirisë, nuk mund të ndryshosh këtë sjellje nëse nuk ndryshon të gjithë mënyrën se si një shoqëri editon mësimin e të miturve.

Çfarë mund të bëjë ai i mitur kur sheh në tv vetëm vrasje mizore, dhe kjo që bënë Rama është se kërkon ti pëlqejë amerikanëve, po bënë politikë. Dhe vetë Tajvani që ka ndaluar tiktok rrjetin e armikut më të madh të Kinës e ka ndaluar në nivel administrate këtë. E ka bërë dhe Amerika, India, si mund të ndalosh një rrjet social në nivel social, o ndalo të gjithë rrjetet ose kështu s’ka kuptim, Rama po bëhet më katolik se Papa, po për mua kjo nuk është zgjidhje për problemin.

E para duhet të sqarojmë nëse jemi në një logjikë për të gjetur zgjidhje, apo për përfitim politik, kjo është çështja.

Shqipëria po konfrontohet me këtë, tiktok sot mbyllja nga Amerika dhe Tajvani është për arsye sigurie kombëtare dhe kjo e kufizuar në administratë dhe jo tek fëmijët se në këtë rast nëse e mbyll për të gjithë mbyll dhe rrjetet e tjera sociale, por këto janë çmendurira dhe ne nuk duhet të bëhemi dele dhe të ndjekim Ramën nga mbrapa.

Ajo që më erdhi mua mirë sot është që pash njerëz të mirë që dalin dhe solidarizohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy