Kryebashkiaku i Fanos: Sfida e së ardhmes, zhvillimi i qëndrueshëm. Të bëjmë diçka më pak, por jo të lihet përgjysmë

Kryebashkiaku i Fanos: Sfida e së ardhmes, zhvillimi i qëndrueshëm. Të bëjmë diçka më pak, por jo të lihet përgjysmë

Teksa Shqipëria pati kryesimin e strategjisë së Bashkimit Europian për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, me anë të nismës Eusair, për të promovuar zhvillimin ekonomik në rajon, konkurrencën dhe ndërlidhshmërinë, kryebashkiaku italian i Fano, Massimo Seri, thotë se suksesi i strategjive qofshin qeveritare, apo mbikombëtare, në masën mbi 60% përcaktohet nga sjellja e qyteteve dhe territoreve.

Duke folur në MCN Economi, Seri bëri të ditur se është zëvendës kryetar i forumit të qyteteve që lagen nga Adriatiku dhe Joni.

Ai shtoi se është një veprimtari zhvillohet nga pikëpamja antropologjike brenda këtij forumi por edhe dialogohet me aspekte ekonomie, forume ekonomike dhe në bashkëpunime mes universiteteve.

Sipas tij, sfida e vërtetë e së ardhmes është zhvillim i qëndrueshëm, të shtosh sfida ekonomike, të rrisësh shoqëritë duke ruajtur ekuilibër që të dialogojë me mjedisin, territorin, të ketë dhe aftësinë për të rritur shërbimet për veprimtaritë ekonomike.

Si shembull i këtij forumi, kemi paraqitur një projekt drejt një turizmi të qëndrueshëm që të ketë një vëmendje të veçantë drejt më të vegjëlve. Ka përfitim të rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike, një shërbim që të japë përgjigje për nevojat e turistëve, është të shtohet tërheqja turistike në territor.

Janë momente krahasimi dhe ballafaqimi të praktikave më të mira. Është mundësi e madhe për të përpunuar projekte të përbashkëta. Këtu kemi sfidën e madhe të Europës, me krizat që kemi shohim nëse kemi aftësi të Europës me gjithë komponentët, në mënyrë që kjo Europë të jetë gjithnjë e më konkurruese duke u fokusuar te burime dhe duke realizuar ato projekte që na bëjnë të rritemi.

Ky është një event i rëndësishëm si kryebashkiak i një qyteti që laget nga Adriatiku dhe janë potencial i madh. Është një boshllëk që duhet mbushur menjëherë. Kemi një peizazh shumë tërheqës që mund të japë mundësi zhvillimi, rëndësi ka që të kemi dialog më të madh. Infrastrukturat, marrëdhëniet, transportet të jenë më të thjeshta.

Këto strategji janë një mundësi e madhe si gjithë mundësitë që duhen kapur. Territoret, bashkitë, qytetet mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vende tona. Është me rëndësi të krijohen projekte, në mënyrë që të krijohen ato shkëmbime dhe ato mundësi ekonomike që ekzistojnë.

Nuk mund të mendojmë vetëm për kufijtë administrative të qyteteve të veçanta apo kombeve të veçanta. Duhet të mendojmë për një makro-rajon, sepse sfida botërore nuk jep më hapësirë për vende të vogla apo hapësira të vogla.

Mund të japë mundësi edhe në terma ekonomike, është një zonë e pasur nga pikëpamja kulturore, çfarë ka përreth detit. Në qarkun tonë gjithçka që vjen nga peshkimi, kemi zhvilluar një sërë aktivitetesh. Kemi pasur rritje ekonomike, sa i takon rezultateve. Ka kufij që mund të zgjerohen, pasi nevojat dhe kërkesat shtohen. Duhen kapur mundësitë për t’iu paraprirë nevojave të reja.

Seri tha se nga ana turistike kanë rëndësi eventet e mikpritjes, të gjitha eventet që nga ato muzikore, duke bërë të ditur se në Fano ka një festival të muzikës jazz, karnavale, festa e supave të peshkut, duke krijuar një hapësirë që u dedikohet fëmijëve.

Ai e cilësoi si përfitim të madh, duke shtuar fluksin e atyre që marrin pjesë në evente.

Seri shtoi se për infrastrukturat e hotelerisë, pritjes, shërbimeve, në këtë projekt janë bërë ndërhyrje dhe është marrim përsipër të bëhen promocione për ata privatë që i kanë kapur mundësitë dhe bëjnë investime në këto fusha.

Publiku duhet të dialogojë me privatin. Nuk mund të ecin në rrugë të ndryshme, nëse krijojmë sinergji kemi vlerë të shtuar në aspektin ekonomik. Kjo i drejtohet botës së peshkimit, përvojave të tjera, kemi turizmin eksperencial, kemi shtuar mundësitë dhe po shohim rezultate të rëndësishme.

Rrjeti ka qëllim të ekzistojë edhe në të ardhmen. Unë i quaj fëmijët qytetarët e së sotmes dhe janë këshilltarë të kryebashkiakut, në zgjedhjet e mëdha ne i dëgjojmë ata. Është një investim i rëndësishëm që po bëhet, rikualifikimi i hapësirës historike. Di që kjo duhet të jetë dhe mikpritëse për tu parë.

Sot jemi duke investuar mbi rikualifikimin e gjithë bregdetit dhe kemi pasur edhe këtu një këshillë të fëmijëve, ku do ketë pjesë specifike që do merren parasysh edhe nevojat e fëmijëve. Kthehem në Tiranë pas kaq vitesh e kam parë të transformuar, pata ndjesi shumë të mira.

Kush do kthehet në qytetin tim duhet të ketë të njëjtin ndjesi, hapësirat publike janë shumë të rëndësishme për turizmin. Kush do vijë në Fano, do të ketë një hapësirë për princat e vegjël, fëmijët duhet të trajtohen si princër të vegjël. Nuk do i’u flasim vetëm të rriturve por edhe të vegjëlve, hapësira specifike për ta. Në lokale apo në hotel, ku do kenë shërbimet që u nevojiten. Në det do kenë siguri.

Ndërsa referuar pjesës së burimeve, deklaroi për buxhetin janë burime të rëndësishme që janë destinuar.

Ka zgjedhje politike që duhet të bëjë administrata, nëse zgjedh një drejtim duhet të shoqërohen me burime, ndryshe nuk do të funksiononim. Nëse duam të jemi tërheqës për ata që vijnë nga jashtë, duhet të jemi më parë për ata që jetojnë, për banorët.

Është si shtëpia, nëse shtëpia jonë është e rehatshme për ne vlen edhe për qytetarët. Nëse nuk ia dalim me burimet tona, është e rëndësishme strategjia, krijohet një rrjet, marrëdhënie dhe mendohet më pas për një territor edhe më të gjëra.

Por të gjitha këto gjëra duhet të kenë financime të përshtatshme, se duhet gjithmonë të jemi profesionistë. Nuk duhet ti bëjmë gjërat dhe ti lëmë përgjysmë, motoja ime është të bëjmë diçka më pak, por jo ta lë përgjysmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy