
Teksa luftimet në Ukrainë vijojnë qysh prej 24 shkurtit, pas nisjes së agresionit rus, vjen gjithnjë e në rritje numri i fëmijëve të vrarë.
Ka shkuar në 225, numri i fëmijëve të vrarë, ndërkohë që 413 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një fakt i tillë bëhet i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm, teksa nënvizohet se bilanci mund të jetë më i rëndë për shkak se verifikimi është i pamundur, në zonat që ndodhen nën kontrollin e Rusisë.
Pjesa më e madhe e fëmijëve të vrarë, ndodhen në rajonin e Donetsk, Kievit, Kharkiv dhe Chernihiv.



