Pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi nisjen e procedurave të shkarkimit për presidentin Trump, ky i fundit menjëherë kërkoi lirmin nga akuzat, duke nxitur Senatin, në të cilin republikanët kanë shumicën, të caktojë menjëherë seancën. Menjëherë pas kësaj erdhi edhe reagimi i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sipas inteligjencës amerikane dhe raportit “Mueller” është ai që ka urdhëruar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Për Putin, “nisja e procedurave është vetëm vazhdimi i një beteje të brendshme politike. Partia që humbi zgjedhjet, ajo demokratike, u përpoq të arrinte rezultate përmes mjeteve të tjera, duke akuzuar Trump për bashkëpunim me Rusinë, por më pas u zbulua se nuk ishte e vërtetë dhe nuk mund të bëhej bazë për të ngritur një akuzë”.
Tani presioni peshon mbi Ukrainën. Por republikanët kanë shumicën në Senat dhe është jashtëzakonisht e vështirë për ta të shkarkojnë një përfaqësues të partisë së tyre, mbi bazën e akuzave që ata i konsiderojnë të sajuara. Ka një përplasje të re mes dy palëve dhe një pengesë e madhe në rrugën drejt një gjykimi të shpejtë në Senat, deri më tani të pritur për javën e dytë të janarit. Menjëherë pas votimit të djeshëm, drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se nuk do t’i nuk do t'i kalojë në Senat dy dy nenet e miratuara për fajësimin e Trump, derisa dhoma e lartë e Kongresit të përcaktojë rregullat për një gjykim të drejtë.



