“Demi-akrepi, çift luksoz”, kombinimi perfekt i çifteve të zodiakut sipas Denisa Shyles

“Demi-akrepi, çift luksoz”, kombinimi perfekt i çifteve të zodiakut sipas Denisa Shyles

Astrologia Denisa Shyle në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për kombinimet perfekte të çiftit të zodiakut teksa ka veçuar dhe shenjat që sot do të kenë një ditë të bukur plot energji dhe pozitivitet në këtë Shën Valentin.

Kjo është një ditë e rëndësishme dhe nga ana astrologjike sepse dita e të dashuruarve festohej dhe në kohët e lashta dhe kishte ndikim të madh. Ndërkohë me evolimin e kohës ne e festojmë si ditën e të dashuruarve dhe kemi një ndikim të madh pozitiv edhe nga hyjnorja.

Jemi të gjithë në një frymë goxha më pozitive si dhe nga Hëna e plotë që sapo na kaloi, jemi më romantikë, optimist.

Gjatë ditës së sotme Hëna do të jetë në shenjën e Virgjëreshës për këtë arsye ne mund të kalojmë një Shën Valentin disi më të zbehtë se vitet e kaluara sepse do të jemi të fokusuar te particiteti, fati jonë i mirë  është se sot do kemi kalimin e Mërkurit te Peshqit dhe duam apo jo do të jemi dhe më sentimental.

Kemi ndikime pozitive dhe përgjatë fundjavës. Për sot ata që kanë planifikuar të dalin është një ditë e favorizuar, por nëse vendosni të lëvizni me automjetet tuaja mirë do ishte të bënit kontrollet e nevojshme.

Sa i përket shenjave që do kalojnë këtë Shën Valentin më mirë dhe më pozitivisht se të gjitha shenjat e tjera do kemi shenjën e Bricjapit, e cila dhe pse mund të jetë pak e lodhur sot do jetë një nga shenjat me ndikim të madh pozitiv.

Shenja tjetër është Demi shumë sentimentale me ndikim shumë të ndjeshëm dhe gjatë ditës sotme do të kemi një ndikim të madh pozitiv sepse do kemi dhe Venusin te shenja e Dashit sa i përket çështjeve të zemrës.

Ndërsa Peshorja e ndikuar nga Venusi e cila është shenja e marrëdhënieve do e kalojë këtë Shën Valentin pozitivisht dhe do kemi një ndikim pozitiv.

Ndërsa s ai përket shenjave që shkojnë shumë mirë me njëra- tjetrën astrologoi veçoi:

Të gjitha shenjat e zjarrit shkojnë shumë me njëra-tjetrrën dhe sigurisht një nga këto çifte janë Dashi-Luani-Shigjetari, shenjat e tokës shkojnë shumë me njëra-tjetrën Demi-Virgjëresha- Bricjapin.

Të ujit po ashtu me njëra-tjetrën, janë shumë të ndjeshme Gaforrja-Akrepi-Peshqit.

Kemi dhe kalimin e Mërkurit te kjo treshe dhe janë më të prekurat pozitivisht gjatë këtij Shën Valentin. Pastaj kemi shenjat e ajrit që janë disi më të ftohta se shenjat e tjera Binjakët-Peshorja-Ujori.

Sa i përket çifteve më pozitive, më të fuqishme kjo është e ndikuar nga pozicioni i vendosjes së Venusit që ka ndikim të madh, por nëse fokusohemi vetëm te individi ajo do këshillonte të merrnin parasysh se më kë keni ashendentin sepse ju plotëson më mirë dhe ju krijon një lidhje më të qëndrueshme.

Dashi do jetë në marrëdhënie më të fuqishme edhe më të plotë me Peshoren. Janë dy shenja që plotësojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe e kuptojnë shumë mirë dhe mund të bëhen çifti që shkëlqen në të gjitha situata.

Demi me Akrepin dhe këta kanë nevojë për stabilitet e kanë të vështirë fillimin por më pas do ketë zhvillim të madh dhe pozitiv, krijojnë stabilitetin në jetën e tyre dhe jetë luksoze.

Binjakët do plotësohen me Shigjetarin, duan të udhëtojnë, kanë nevojë për kultura të ndryshme. Këto dy shenja nëse kalojnë cakun e fillimit do krijojnë një marrëdhënie të fuqishme.

Gaforrja është nëna e zodiakut dhe është e ndjeshme por më e fuqishme. Ai do përshtatej më tepër me Bricjapin, të dy mund të bëhen udhëheqës të grupit dhe ti mbajnë personat rreth e rrotull pranë vetes dhe kanë nevojë për një familje të stabilizuar.

Luani është shenja më e zjarrtë mbetet pak më shumë fëmijë sepse ka nevojë për të luajtur dhe ka nevojë të madhe se ku qëndron me personin përballë dhe prandaj do të shkonte më tepër me Ujorin sepse i sjell atyre gjakftohtësinë e nevojshme.

Virgjëresha është një shenjat më komplekse, ka vështirësi për të komunikuar sepse në përgjithësi duke qenë i fokusuar te detajet mundtë bëhet ka i lodhshëm por kombinojnë me Peshqit sepse janë disi më menefregist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy