PD: Rama mbron Lefter Allën, nuk po lejon arrestimin e kryebashkiakut

PD: Rama mbron Lefter Allën, nuk po lejon arrestimin e kryebashkiakut

Për Partinë Demokratike, shkarkimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duhet të ishte i menjëhershëm pas publikimit të videos ku ai pi drogë në një lokal.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se është kryeministri Edi Rama që e mbron dhe nuk lejon arrestimin e tij.

Sipas PD, kapja e drejtësisë dhe banditizimi i PS janë dy nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga  Rama.

Deklarata e plotë:

Video e kryebashkiakut ilegjitim të Bulqizës, që konsumon kokainë në një mjedis publik është  pasqyra e shtetit që ka ndërtuar Edi Rama. Një i droguar, i lidhur me krimin dhe që nuk ndal së vjedhuri në krye të qeverisë. Një i droguar në krye të  bashkisë. Një hajdut në krye të një ministrie. Një shërbëtor bandash në krye të një drejtorie dhe një shërbëtor në krye të organeve të reja të drejtësisë.

Të vetmit që nuk janë skandalizuar nga video e publikuar nga televizioni Abc Neës, me bashkëpunimin e gazetarit Artan Hoxha, janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. Ata e dinë se në atë pozicion, fare mirë, mund të ishte filmuar kryeministri i vendit, i cili refuzon në mënyrë të përsëritur testin e drogës.

Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.

Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë.

Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit!  Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të  emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës.

Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit.

Kura e vetme është ndarja e politikës nga krimi! Shqiptarët kanë të drejtë të mos qeverisen nga narkomanë të korruptuar dhe banditë.  Largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy