Vatikan/ Zelensky takon Papa Françeskun, i dhuron një pikturë kushtuar “Masakrës në Bucha”

Vatikan/ Zelensky takon Papa Françeskun, i dhuron një pikturë kushtuar “Masakrës në Bucha”

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u takua këtë të premte në Vatikan me Papa Françeskun, të cilit i dhuroi një pikturë kushtuar “Masakrës në Bucha”.

Biseda mes liderit ukrainas dhe Papës në sallën e Bibliotekës së Vatikanit zgjati 35 minuta. Pas bisedës, kreu i Kishës Katolike Romake i dhuroi Zelenskit një basoreliev prej bronzi që përshkruan një lule me mbishkrimin “Paqja është një lule e brishtë”.

Papa gjithashtu i dha Zelensky-it mesazhin e tij me rastin e Ditës Botërore të Paqes të këtij viti, dokumentet papale, librin Statio Orbis nga viti 2020, si dhe librin “Të persekutuar për të vërtetën, katolikët grekë ukrainas pas perdes së hekurt”.

"Bisedimet në Sekretariatin e Shtetit iu kushtuan gjendjes së luftës dhe situatës humanitare në Ukrainë, si dhe mënyrave që mund t'i jepnin fund asaj, duke çuar në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në vend"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy