Gjykata e Lartë e Shqipërisë pranohet në rrethin e ACA-Europe

Gjykata e Lartë e Shqipërisë pranohet në rrethin e ACA-Europe

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me kërkesë të Zëvendëskryetarit të saj z. Sokol Sadushi, u anëtarësua me statusin e anëtarit të asociuar, në Shoqatën e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian (ACA Europe).

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi me fokus gjykimin administrativ, u zhvilluan në datat 23-24 maj, ku në to mori pjesë edhe Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, i ftuar nga Presidenti i Këshillit të Shtetit të Republikës së Italisë, njëherazi dhe Presidenti i ACA Europe, Franco Frattini.

Frattini priti gjithashtu në një takim të posaçëm Z. Sadushi, me të cilin shkëmbeu mendime mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit sa më të afërt dhe të plotë të Shqipërisë në BE, një nga kushtet e së cilës është edhe garantimi i një sistemi gjyqësor efektiv dhe profesional.

Zëvendëskryetari Sadushi përshëndeti Mbledhjen e Përgjithshme të ACA-Europe, si dhe shprehu mirënjohje dhe vlerësim për pranimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ne rrethin e ACA-Europe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy