
Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink, deklaron se ajo është "e tmerruar nga raportimet për sulme me raketa ruse në një ndërtesë banimi dhe kopsht fëmijësh në qendër të Kievit".
“Ndërsa Kremlini vazhdon sulmet e tij pa dallim ndaj civilëve ukrainas, SHBA dhe partnerët tanë do të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që ata që janë përgjegjës për mizoritë të mbahen përgjegjës”, shkruan ambasadorja në “Twitter”.
Më herët, presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi aleatëve "të qëndrojnë së bashku" kundër Rusisë, ndërsa liderët botërorë po mblidheshin për një samit të G7 në Mynih, Gjermani.
Samiti pritet të dominohet nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe ndikimi në furnizimet me ushqim dhe energji në mbarë botën.



