
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar para senatit të Universitetit të Tiranës problemin e vonesave të pagave të pedagogëve. Ai tha se do të shtojë grantin për universitetet, por iu kërkon nga ana tjetër performancë të lartë, si dhe ndryshimin e sistemit të pagave, bazuar tek merita.



