Akuzat për abuzim seksual, aktori Gerard Depardieu thirret në polici

Akuzat për abuzim seksual, aktori Gerard Depardieu thirret në polici

Aktori Gerard Depardieu është thirrur mëngjesin e sotëm në një stacion policie në Paris, ku pritet të vendoset në paraburgim pas denoncimeve për abuzim seksual nga dy gra.

Lajmi bëhet i ditur nga transmetuesi Bfmtv duke cituar burime.

Abuzimet seksuale për të cilat ai akuzohet dyshohet se kanë ndodhur në dy sete xhirimesh, në vitin 2014 gjatë xhirimeve të filmit të shkurtër “Magicien et les Noiis” nga Jean-Pierre Mocky dhe në vitin 2021 në xhirimet e “Volets vertes” nga Jean Becker.

Aktori, 75-vjeçar, do të merret në pyetje dhe do të duhet të përgjigjet për akuzat.

Trembëdhjetë gra e kanë akuzuar aktorin me pasaportë të dyfishtë franceze dhe ruse për abuzim seksual.

Depardieu ka qenë nën hetim që nga viti 2020 për përdhunim kundër Charlotte Arnould dhe u akuzua së fundmi nga aktorja Helene Darras, për një sulm seksual të dyshuar të kryer në vitin 2007, gjatë xhirimeve të filmit “Disco”.

Charlotte Arnould ishte gruaja e parë që denoncoi zyrtarisht Depardieu, deri në atë pikë sa ta çonte në gjykatë, por akuzat e para, disa vite më parë, u bënë nga Emmanuelle Debever, aktorja që në të njëzetat e saj kishte ndarë setin e me aktorin filmin “Danton” nga Andrzej Wajda (1983).

Gruaja u vetëvra pak muaj më parë, duke u hedhur në Senë, ditën kur në televizionin francez u transmetua programi “Complement d’investigation”, investigimi për rastet e dyshuara të ngacmimeve të kryera nga aktori francez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy