Princi i Danimarkës, beqari mbretëror më i lakmuar i momentit

Princi i Danimarkës, beqari mbretëror më i lakmuar i momentit

Në botën e monarkive të mëdha, shumë meshkuj kanë mbetur beqarë. Nëse në Londër, të dy nipërit e mbretëreshës Elizabeth duket se janë stabilizuar në këtë drejtim, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në Danimarkë.

Nikolai nga Danimarka, i cili mbush 21 vjeç gushtin e ardhshëm, është princi beqar më i kërkuar.

Ai është nipi i Mbretëreshës Margrethe II e Danimarkës dhe Princit Henrik. Që kur ishte i ri, ai filloi të merrej me modeling. Në shkurt 2017, ai sfiloi për Burberry dhe që nga ajo kohë nuk është ndalur.

Ai aktualisht është pjesë e një agjencie shumë të rëndësishme në Danimarkë, Scoop Models.

Edhe pse është princ, gjithashtu edhe model i njohur, i riu Nikolai nuk është i angazhuar në asnjë lidhje romantike.

Nikolai është beqari më i lakmuar

Nikolai është i shtati në linjën e trashëgimisë së fronit. Kjo do të thotë që ai kurrë nuk do të ketë shansin të mbajë kurorën monarke daneze. Pikërisht për këtë arsye, babai i Nikolait shkroi ca kohë më parë: “Ai do të jetë i lirë të udhëheqë të ardhmen e tij ashtu siç e sheh të përshtatshme. Ai nuk do të jetë i detyruar të përfaqësojë kurorën".

Dy vjet më parë, me rastin e ditëlindjes së tij të tetëmbëdhjetë, një festë elegante u zhvillua në bordin e jahtit mbretëror. Në atë kohë thuhej se princi ishte vetëm dhe mesa duket situata vazhdon të jetë e njëjtë. Ekziston një mister në jetën e Nikolai. Ai nuk ka as profil në Instagram. Pra, edhe nëse fillon një marrëdhënie me dikë, do të jetë vërtet e vështirë të zbulohet.

Edhe pse tani nuk do të jetë i veshur me kurorën daneze, ai mund të mburret me titullin: “Beqari mbretëror më i lakmuar” në Evropë.

Nikolai dhe vëllai i tij Felix nuk kanë pasur gjithmonë një jetë të lehtë, pavarësisht nga titulli fisnik. Në fakt, ata u rritën së bashku me nënën Alexandra. Babai Joachim, pas divorcit nga gruaja e tij, filloi një jetë të re dhe është martuar me francezen Marie Cavallier, me të cilën pati dy fëmijë. Ndërkohë, Nikolai nuk duket se i jep peshë të qenit beqar. Ai vazhdon jetën e tij në një mënyrë të qetë dhe paqësore, duke bërë një balancë të kohës midis muzikës dhe modës. Për momentin, me miratimin e prindërve të tij, ai ka vendosur të mos fillojë karrierën e tij ushtarake në Akademinë e Kopenhagës për të ndjekur pasionet e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy