Berisha nga Tepelena: Po përballemi me monizmin e dytë! Revolucionet i bën pakica, fitoren shumica

Berisha nga Tepelena: Po përballemi me monizmin e dytë! Revolucionet i bën pakica, fitoren shumica

Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Tepelenë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se vendi po përballet me monizmin e dytë, të vendosur në Shqipëri nga një grup i rilindjes.

Ai tha se ky grup nuk ka asnjë interes shoqëror apo kombëtar, por se interesi i vetëm është pasurimi i shfrenuar në kurriz të çdo shqiptari.

Sipas tij, Edi Rama ka mbërthyer të gjitha pushtetet.

Ju e shihni se si përdoret parlamenti sot. Në mënyrën më të shëmtuar, në mënyrën më antikushtetuese, më banditeske. Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga parlamenti.

Por ne nuk do e bojkotojmë parlamentin, nuk do e dorëzojmë sepse nuk duam që interesat tuaja të pushojnë së mbrojturi në parlament.

Njësoj si në vitin 1991, ne jemi në një revolucion, sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët.

Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica. Një nga rrafshet më kryesore të revolucionit është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër.

Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij regjimi.

Fakti është se i ka varfëruar shqiptarët në këto 9 vite me një shpejtësi marramendëse, vetëm e vetëm duke i vjedhur. Nga taksat tuaja, mblidhet një buxhet prej 4 miliardë euro.

Në Kosovë mblidhen 2 miliardë euro. Por në Kosovë, mjeku paguhet dy herë më shumë se në Shqipëri, të gjitha rrogat janë 40 deri në 60 përqind më të larta se në Shqipëri.

Ndërkohë në vitin 2013, rrogat tona ishin më të mëdha edhe se në Rumani dhe Bullgari, që ishin vende anëtare të BE-së. Këta qeveritarë, këta vjedhin.

Do u them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës.

Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite.

Berisha ngriti si pyetje, nëse mundet që Kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë dhe ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro, duke shtuar se nuk kanë ndjenja për shqiptarët.

Ju keni dëgjuar për aferën e djegësave, të vjedhjes së 420 milionë eurove. Doli pardje Arben Ahmetaj, e pa që Edi Rama e shiti. Ai insistoi të dilte te ai emision se Rama tha se me të ka punë prokurori.

Ajo ishte një medalje me dy anë. Në një anë i tha se kreu i Meduzës për inceneratorët je ti. I tha se nuk jam i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Asnjë ministër nuk e lëviz sot.

Qeverinë e lëviz Kryeministri me sekretarin e përgjithshëm e tij. E tha këtë, sepse në aferën e djegësave, siç nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar, janë firmosur 17 dokumente për 24 orë.

E vërteta është se përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama. Ai ka firmosur fap e fap, duke i thënë drejtori i entit kombëtar të prokurimeve, që kjo metodë prokurimi nuk mund të përdoret se është antiligjore.

Kurrë Kryeministri nuk mund ta firmosë atë. Sepse ai është gardiani i shtetit shqiptar. Ai ka shkelur ligjin vetëm pse e kishte ndërmarrje të tij. Pse u thashë me dy medalje? Tha edhe për Erion Veliajn.

Ndiqni paratë, se Veliaj ka marrë me thasë. Ana tjetër e medaljes është se deshi të lajë gjurmët. Nuk kam firmosur. Gënjeshtra!

Në këtë aferë është një ndërtues i kontraktuar nga një kompani private, si supervizor, që është në burg me akuzën e shkeljes së interesit publik, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë përgjegjësi publike.

Në burg është supervizori. Shteti ka një inspektoriat financuar nën urdhrat e Arben Ahmetajt. Ky inspektoriat ka detyrë ligjore të kontrollojë çdo lloj abuzimi që sinjalizohet nga mediat, nga punonjësit, nga kushdo.

Nga viti 2014 deri ditën kur foli Ahmetaj, ka pasur të paktën një person që ka bërë 223 denoncime, por janë mbi 1 mijë denoncime për abuzime me djegësin.

Por pse SPAK i partisë hesht dhe arreston Albert Dervishin, por nuk shkon te inspektori që paguani me taksat tuaja për të mbrojtur paratë tuaja, buxhetin tuaj?

Pse nuk arreston inspektorin dhe ministrin prej nga varej? Pse? Se ky institucion është i kalbur. U ndërtua krejtësisht si seksion i PS-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy