Me veshjen mund të flasësh dhe kjo është sipas përkthyeses Ledia Fazlli ajo që duhet të kenë parasysh gratë e politikës në Shqipëri. Duke u ndalur te veshja e përdorur në homazhet e 21 janarit nga kryeparlamentarja Spiropali, Fazlli tha se përcillet një mesazh i deformuar.

Nëse analizojmë ato si janë veshur, çfarë aksesorësh kanë. Nuk më duket shumë e përshtatshme. Duhet të tregohet mesazhi për të cilin kanë shkuar atje. Por mesazhi është i deformuar.

Duke u ndalur te stili i ish-ministres Majlinda Brengu, Fazlli tha se është shembulli më i mirë, ndërsa shtoi se mesazhi që përcjell veshja duhet të jetë parimi mbi të cilin ajo zgjidhet.

Për mua është një nga gratë politikane shqiptare që ka treguar më shumë kujdes dhe ka kuruar imazhin më shumë se çdo grua tjetër e politikës. Ka ditur të ruajë kornizat. Është në modë, edhe në stil, edhe brenda kornizave të politikës.

Të mos bëhet konkurrencë për marka dhe çmime, por për mesazhin që përcjell veshja e tyre.