“Familja në mëshirë të fatit”, Çipi: Rama thotë ‘do vijnë bangladeshasit’! Italia thotë ‘do marrim nga Afrika’!

“Familja në mëshirë të fatit”, Çipi: Rama thotë ‘do vijnë bangladeshasit’! Italia thotë ‘do marrim nga Afrika’!

Regjisori Kastriot Çipi foli në emisionin “Arnautistan” mbi një hipokrizi të Perëndimit në raport me emigrantët. Çipi tha se Perëndimi shkakton luftën dhe më pas kërkon t’ua lërë emigrantët shteteve në kufi me konfliktin.

Regjisori tha se sot llogaritet të ketë 4 milionë ukrainas në Poloni, afërsisht 10 për qind e popullsisë totale të vendit.

Italia të ndalonte që në pikënisje, Guardia Di Finanza njoftonte dikur marinën shqiptare, po niset ndaloje. Të njëjtën gjë mund të bënin sot në Libi. Jo vetëm që s’e bëjnë por ka anije që bëjnë imbarkimin e libianëve dhe i sjellin në Itali. A je trafikant ti që ma merr libianin dhe ma sjell në brigjet e Italisë?! Si mund të maskohesh pas një OFJ-je?! Unë do të arrestoj, do të fus në burg dhe do ta sekuestroj edhe anijen. Kjo e dekurajon kursin. Kur ti e di që do kthehesh nuk e ndërmerr udhëtimin fare. Dy nga OJF-të janë franceze, do t’i kishte futur në burg me kohë Salvini po të ishin italiane.

Merkeli donte 1 milionë emigrantë, pastaj i thoshte Orbanit merri në Hungari. S’dua thoshte ai, ju që i deshët merrini. E di sa ukrainas janë sot në Poloni?! 3,8 deri në 4,2 milionë, po llogarite 4 milionë. Janë më shumë se 10 për qind vetëm nga Ukraina. Hipokrizia e Perëndimit është që e shkakton luftën, e di që do ketë lumë emigrantësh, pastaj thotë mbaji ti që je në kufi! A e deshe luftën, hajde t’i ndajmë, Gjermani, Francë, Suedi

Çipi tha ndër të tjera se në Shqipëri dhe Itali familja është lënë në mëshirë të fatit dhe pa mbështetje nga shteti.

Në Shqipëri, Itali dhe në vende të tjera është lënë familja në mëshirë të fatit, pa pikën e mbështetjes nga shteti. Njerëzit nuk duan të bëjnë fëmijë sepse një fëmijë sot është një sfidë e tmerrshme për çiftin. Këtu bie lindshmëria dhe Rama thotë të vijnë bangladeshasit. Atje në Itali, të fundit në Europë për lindjet edhe thonë: Të marrim nga Afrika!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy