Kosova në takimin në Athinë, Halimi: Njohja nga Greqia është në horizont (VIDEO)

Kosova në takimin në Athinë, Halimi: Njohja nga Greqia është në horizont (VIDEO)

Jeton Halimi, drejtor i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale në Kosovë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ftesa e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis për kryeministrin Albin Kurti lë të nënkuptohet se një njohje e shtetit të Kosovës nga shteti helen është në horizont.

Mendoj se është ftesë e mirë për Kosovën që të marrë pjesë dhe kryeministri Kurti, ta përfaqësojë Kosovën si shtet i pavarur. Marrëdhënia e Kosovës me Athinën ka filluar të marrë rrugë të mirë dhe të drejtë siç i takon dy vendeve. Mendoj të hapin rrugë për njohjen e Kosovës nga shteti helen. Mendoj se Kurti është përgatitur mirë që ta përfaqësojë në mënyrë sa më profesionale dhe të ketë takime të frytshme.

Kjo ftesë lë të nënkuptosh se ka diçka të mirë rreth çështjes së Kosovës dhe Greqisë. Është një njohje në horizont. Pres si qytetar që Greqia të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Sa i përket situatës në Kosovës, situatës  në Mitrovicën e veriut, Kurti ka dhënë sinjale se do i zbatojë këshillat e BE siç janë tërheqja e policisë së Kosovës (25%),  organizimi i zgjedhjeve të pavarura etj.

Duke vijuar më tej, Halimi tha se nisur dhe nga rrethanat së shpejti do të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Mendoj që së shpejti edhe nga rrethanat që janë në Kosovë  mendoj se do të ketë takim shumë shpejt dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes si nga Kosova dhe Serbia dhe të ketë zhvillime të mira në rajonin që është pak i brishtë, nisur nga situata në veri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy