RENEA-t “zbarkojnë” në Manzë, arrestohet Kreshnik Farruku 

RENEA-t “zbarkojnë” në Manzë, arrestohet Kreshnik Farruku 

Forcat RENEA kanë “zbarkuar” në Manzë duke arrestuar Kreshnik Farrukun, bëjnë me dije burime për MCN TV.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një masë sigurie të re me kërkesë të prokurorit Ened Nakuçi, miratuar nga gjykata, procedim penal nga Prokuroria e Firenzes dhe SPAK-u.

Ndërkaq, "arresti i shtëpisë" që u vendos pas vetëdorëzimit të tij më 7 janar në Policinë e Durrësit ishte me kërkesë të Prokurorisë së Breshias. 

Drupal Ad

Farruku ka mbërritur në orët e mbrëmjes në ambientet e Policisë së Tiranës. Pritet që ai të ekstradohet drejt Italisë.  Dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku u vetdorëzuan më 7 janar në Policinë e Durrësit. Ata janë përfshirë në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Më herët ndaj tyre ishte vendosur masa “arrest shtëpie” nga gjykata, për veprat penale “organizatë kriminale” dhe “trafikim i lëndëve narkotike”.

Po ashtu ndaj vëllezërve Farruku ishin shpallur urdhra-arresti nga Gjykata e Breshias në Itali, që ka kërkuar ekstradimin në Itali. Kreshnik Farroku njihet si “koka” e klanit, i cili përdorte 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë. GJKKO konfiskoi në muajin dhjetor 2024 rreth 27  pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete.

Grupi kriminal që ata drejtonin u godit në 2023-shin në Spanjë, në kuadër të një mega-operacioni ku u sekuesteruan 2 ton kokainë. Dyshohet se kokaina e porositur nga klani Farruku në Ekuador, do të futej në Spanjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy