Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Prej dy ditësh, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka vizituar qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.

Vizita e saj ka të bëjë me disa projekte infrastrkuturore ku firma e bashkëshortit të saj, Jared Kushner pritet të investojnë në zonën e Vlorës.

Pas qëndrimit në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka vizituar kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku ka qëndruar përreth 30 minuta.

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.

Sipas mediave, vajza e presidentit të Trump ka përdorur në Tiranë makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA në Shqipëri.

Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro.

 Projekti synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një resort elite me hotele dhe vila.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy