Tentoi të kalonte kufirin  duke i ofruar policisë 50 euro, nën hetim 18-vjeçari

Tentoi të kalonte kufirin  duke i ofruar policisë 50 euro, nën hetim 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare e Rinasit, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në mënyrë të parregullt. L.H, 18- vjeç, banues në Berat u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt. I riu u procedua për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. 46-vjeçari gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.    

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy