“Apeluam vendimin. Arrestimi me urdhër politik”, Dema: Beleri u zgjodh kyebashkiak, s’ka rrezik të largohet!

“Apeluam vendimin. Arrestimi me urdhër politik”, Dema: Beleri u zgjodh kyebashkiak, s’ka rrezik të largohet!

Edmond Dema, avokati i Fredi Belerit, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vendimin e GJKKO për t’i lënë në paraburgim të zgjedhurin si kryebashkiak të Himarës si dhe shtetasin Kokoveshi deri në përfundim të hetimeve, pas dyshimeve për blerje votash.

Dema bën me dije se vendimi është apeluar, duke theksuar se ishte i pambështetur në ligj e prova, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Konventën Europiane.

Dema tha ndër të tjera se s’ka rrezik që Beleri të largohet pasi u zgjodh kryetar i bashkisë Himarë. Avokati shprehet se kemi të bëjmë me një urdhër politik, ndërsa shton se i infiltruari i policisë s’është person i besueshëm, pasi është dënuar për mashtrim.

Apeli është dorëzuar sot në GJKKO. Apeli ka të bëjë me caktimin e masës së sigurisë nga kjo gjykatë, për arrest me burg për dy të dyshuarit për këtë vepër penale. Zbatuam një të drejtë që na jep ligji. Ky vendim ishte i pambështetur në ligj dhe prova, por mbi të gjitha ishte në kundërshtim të hapur me parimin kryesor që përshkon Kodin tonë Penal dhe Konventës Europiane të të Drejtat e Njeriut për ndjenjën e humanizmit, që s’u pranua nga ana jonë, pasi vërtetuam me prova gjendjen e rënduar shëndetësore, dhe gjendjen e rënduar familjare Pandeli Kokaveshit. Ka bërë transplant zemre para pak muajsh dhe duhet në mbikëqyrje shëndetësore dhe ka një fëmijë autik dhe të paralizuar dhe duhet të ishte afër tij. Masa bie në kundërshtim edhe me vendimet e Gjykatës së Lartë”.

Pyetjes, çfarë rrezikshmërie paraqiste Beleri që gjykata e vlerësoi se s’duhet hetuar në gjendje të lirë, Dema i përgjigjet:

Argumentet e gjykatave mungonin totalisht qoftë nga Shkalla e Parë Vlorë, por edhe dje, na u dha vetëm dispozitivi i vendimit, jo arsyet. Nga GJKKO prisnim një vendim të ndryshëm, sepse kjo gjykatë është më cilësore. Ne pamë që ajo bëri të njëjtin veprim si Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Beleri u zgjodh kryetar bashkie i Himarës, duan apo nuk duan, e pëlqejnë apo s’e pëlqejnë. Duke qenë i zgjedhur ai nuk ka më rrezik të largohet. Nuk ka logjikë elementare që kjo gjë mund të ndodhi. Zgjedhjet mbaruan, s’ka më rrezik që ky të kryej një vepër të njëllojtë. E treta s’mund të pengojë marrjen e provave. është sekuestruar çdo gjë e mundshme. Edhe pse janë marrë s’tregojnë gjë”.

I pyetur, a mund të quhet provokim fakti qe policia përdori një të infiltruar për të arritur tek Beleri?, Dema thotë: “

Kur përdor një njeri për infiltrim duhet të zgjedhësh një njeri me personalitet, të besueshëm. I dhamë gjykatës prova që Arsen Rama, është një i ri i dënuar për mashtrim. është tërësisht i pabesueshëm si person. Vendosja e tij me infiltrim ishte e pajustifikuar. Ne i dimë thirrjet e kryeministrit. E shante edhe nga pamja e jashtme, e krahasoi me trungje. Policia për t’u treguar e devotshme do të duhet t’i kryenin këto veprime. Dalja e kryeministrit në TV një orë para arrestimit, është afërmendsh e besueshme që është urdhër politik”.

Sa i takon deklaratave të ministres Xhaçka dhe takimit të saj me homologun Dendias, avokati shprehet:

Ma thotë mendja që ministrja Xhaçka s’ka dijeni si kanë ecur hetimet, si janë bërë gjykimet. Qëndrimi i saj është politik, jashtë realitetit. Ka mospërputhje të llahtarshme mes thënieve të personit që quhet i infiltruar. Dy tre herë ka bërë deklarime të kundërta. Nuk përputhen me përgjimet e punonjësve të policisë. Në orën 08:00 në darkë thotë i infiltruari takova Belerin, ndërkohë që raporti i policisë thotë që në orën 08:00 nuk u bë i mundur ky kontakt. Cila është e vërtetë?! Thotë që kam lidhje biznesi 10 vjet me Belerin. Domethënë kur ka qenë 12 vjeç?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy