Shtuni: E ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO, kalon përmes dialogut me Serbinë

Shtuni: E ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO, kalon përmes dialogut me Serbinë

Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ardian Shtuni komenton dorëzimin nga Finlanda dhe Suedia të kërkesave të tyre për t’u anëtarësuar në NATO.

Ai thotë se Suedia dhe Finlanda janë dy vende të Bashkimit Europian dhe interesat ekonomike të ndërthurura me vendet e tjera anëtare të NATO-s, kjo e bën edhe më të ngutshëm anëtarësimin në NATO.

Sa i takon nevojës së zgjerimit, ai tha për MCN Tv, se nëse do gjykojmë në bazë të fakteve, numrave dhe asaj që po ndodh në Ukrainë, në tre muaj luftë, 13 milionë ukrainas janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ku gjysma janë refugjatë në vendet fqinje dhe pjesa tjetër të shpërngulur, ndërsa mijëra civilë të vrarë dhe qytete të tëra të bërë gërmadhë.

Që nga lufta e dytë botërore ky është shkatërrimi më i madh që është parë në Europë, i shkaktuar nga agresioni rus dhe ambiciet perandorake të Putin, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Zgjerimi i aleancës së NATO-s është më i nevojshëm sot, më shumë se kurrë më parë.

Lidhur me deklaratën e ish-ministrit të Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i cili tha për MCN se partnerët duhet ta marrin seriozisht çështjen e zgjerimit të BE-së e po ashtu të ketë sa më shpejt anëtarësim të Bosnjes e Kosovës në NATO, Shtuni shprehu dakordësi.

Sipas tij, për Kosovën duhet përshpejtim për integrimin qoftë në BE dhe NATO dhe se kërkohet angazhim jo vetëm nga BE.

E ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO kalon nëpërmjet një rruge të vetme, dialog me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të arritur njohjen e ndërsjellë.

Pa e njohur si shtet të pavarur Kosovën, nuk e shoh dot se si mund të ndodhë anëtarësimi.

Duhet të avancohet me dialogun, për hir të avancimit të interesave strategjike që ka Kosova për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy