Kryeministri Edi Rama thotë se i njeh ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta,, vetëm një meritë. Në një intervistë për Top Story, Rama u shpreh se gjatë 4 viteve në drejtimin e Parlamentit, Meta i dha mundësinë Berishës aq sa do t’i duheshin 40 vjet me Ruçin kryetar Kuvendi.
“Besoj që do të jetë si President shumë më i mirë si kryetar Kuvendi, që ka vetëm një meritë që i dha liderit legjendar (Sali Berisha) mundësinë që të flasë në katër vjet, aq sa do t’i ishin dashur me një kryetar Kuvendi si Gramozi për 40 vjet”, tha Rama.
Rama tha se nuk i druhet rolit të Metës, sepse tashmë e njeh mirë.
“Nuk i druhem fare të ardhmes në aspektin e rolit të Metës, sepse duke e njohur ia di edhe dallgën që e çon në fatkeqësi, ja di edhe sensin e përgjegjshmërisë për të kryer detyrën”, u shpreh kreu i qeverisë.



