Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Gordani: Tregu duhet të shkojë drejt konkurrencës

Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Gordani: Tregu duhet të shkojë drejt konkurrencës

Eksperti i energjisë, Lorenc Gordani tha për MCN se duhet të kishte një dialog mes industrisë prodhuese të vendit dhe qeverisë mbi vendimin e rritjes së çmimit të energjisë për biznesin e madh.

Sipas Gordonit OSHEE duhet të reflektojë kostot dhe të ulë ato. Në momentin që sipas tij të rregullohet tregu, ai duhet të hapet drejt konkurrencës.

“Ajo që ka munguar këto vite është dialogu me palët sociale. Do të kishte qenë mirë që kjo temë të debatohej në kohë dhe madje kemi patur një shtyrje se duhet të kishte dalë në 2019. Covid bëri që të diskutohej këtë kohë, por nuk është as momenti i ..

Çmimet në këtë moment janë ndër më të lartat dhe biznesi shqiptar ka përballur gjithmonë një çmim të lartë. Çmimet shqiptare kanë qenë të larta, por dje kanë qenë pak më të ulëta se ato të BE, por kjo ishte që nëse situate do vazhdonte si kishte qenë nuk do kishim pasur impakt të jashtëzakonshëm.

Aktualisht çështja ka ndryshuar, pasi energjia po jepet me një çmim jashtëzakonisht të lartë.  

Besoj se çështja është komplekse, ka mundësi për përmirësim. Sektori I shpërndarjes krahasohet si hojet e bletëve pasi është e pamundur që një faktor jashtë të thotë ku është shkelja. Nuk e marr përsipër këtë se është betejë e humbur.

Totali vjetor i OSHEE është 80 mln euro. Shqiptarët e japin me çmim më të ulët se të tjerët. OSHEE ka limitet e veta. Masat duhet të ishin lehtësuese, dje kishin Open Balkan dhe më vjen keq sepse kisha pritshmëri se vendet do të kishin një marrëveshje për blerjen e energjisë. Nga ana tjetër do të kemi vendimet e rregullatorit, qeveria nuk mund të ndërhyje dhe tregu duhet të shkojë drejt konkurrencës. Duhet një komunikim shumë më I mirë.

Subvencionimi direkt nga sektori energjisë është I ndaluar nga rregullat e BE, OSHEE duhet të reflektojë kostot dhe ti ulë, dhe në momentin që të kemi tregun e rregulluar dhe të mos i mbajmë të mbyllur.”, u shpreh Gordani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy