Ndotja te ish-Metalurgjiku/ Raporti: S’ka ardhur nga djegia e materialeve nga kompanitë e ferrokromit (VIDEO)

Ndotja te ish-Metalurgjiku/ Raporti: S’ka ardhur nga djegia e materialeve nga kompanitë e ferrokromit (VIDEO)

Gjykata e Elbasanit liroi nga paraburgimi 16 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi dy kompani të ferrokromit u pezulluan për ndotje masive. Seanca vijoi me dyer të mbyllura për disa orë. Para trupit gjykues, i cili i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet, mes të cilëve edhe administratori Korean.

 

Gazetarja Entela Duka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se vendimtare për vendimin e gjyqtarit kanë qenë raportet e drejtorive rajonale të mjedisit të Elbasanit dhe Beratit që tregojnë se zona nuk është ndotur si pasojë e djegies së këtyre materialeve. 

 

Gjykatësi vendosi të lirojë të 16 të arrestuarit. 

 

Seanca ka zgjatur shumë dhe është zhvilluar pa praninë e medias. Më bëhet me dije se vendimtare kanë qenë raportet e paraqitura nga drejtoria rajonale e Elbasanit dhe Beratit, që konfirmojnë se zona nuk është ndotur si pasojë e djegies së këtyre materialeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy