Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës është shprehur më herët se do të dorëzojë vetë në SPAK dosjet me informacionet për inceneratorët.
Në hyrje zoti Veliaj ‘u përplas’ me deputetët e PD së Rithemelimit që ndodhen jashtë godinës së SPAK të cilët ndodhen aty pasi do të vendoset masa e sigurisë për disa protestues. Klevis Balliu dhe të pranishëm të tjerë i drejtohen; ‘Hajdut, hajdut!’, ndërsa Veliaj i përgjigjet “Kërkoja Fariut. Thuaja Fariut, me 100 mijë euro makinë”..



