Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve/ Koçani: Problematikat në vend nuk lidhen me depozitimin, por me grumbullimin e mbetjeve (VIDEO)

Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve/ Koçani: Problematikat në vend nuk lidhen me depozitimin, por me grumbullimin e mbetjeve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të gjithë vendit, ndërsa bashkitë do të jenë përdoruesit kryesorë të saj.

 Kreu i qeverisë theksoi se kjo agjenci është parashikuar në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, eksperti i mjedisit, Enri Koçani, theksoi se shqetësimet më të mëdha në procesin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nuk lidhen me depozitimin, por me grumbullimin e mbetjeve në fazën e parë.

Patjetër që tri landfillet e reja do të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në këto qarqe. 

Duhet të kuptojmë se ndarja e Shqipërisë në dhjetë zona mbetjesh është e lidhur me grupimin e bashkive dhe qarqeve që depozitojnë mbetjet fundore. Siç është rasti në Kukës, Dibër dhe Berat, kjo ndihmon shumë në menaxhimin e mbetjeve. 

Problemi kryesor i Shqipërisë me menaxhimin e mbetjeve nuk është vetëm depozitimi fundor i tyre dhe trajtimi i tyre me landfillet ose inceneratorët, por më shumë me ofrimin e shërbimit për grumbullimin e mbetjeve para se ato të shpërndahen dhe të dëmtojnë mjedisin. 

Shpesh kemi parë mbetje të shpërndara në territore të pakontrolluara.

Për sa i përket "rreziqeve" që mund të lindin në rast se pushteti vendor nuk do të menaxhojë më drejtpërdrejt procesin e mbetjeve, Koçani vlerëson se historikisht menaxhimi i mbetjeve ka qenë në duar të pushtetit vendor, dhe efektiviteti i Operatorit Kombëtar duhet të vlerësohet vetëm kur ai të jetë në funksion.

Efektiviteti mund të vlerësohet vetëm kur sistemi të jetë në operim. 

Thjesht një deklaratë e kryeministrit dhe ministres nuk është e mjaftueshme për të kuptuar se si do të funksionojë ky sistem. 

Ai duhet të mbështetet me rregullore dhe ligje të qarta. 

Roli i Operatorit Kombëtar duhet të jetë në kontrollin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve, porse kjo duhet të verifikohet në terren për të parë efektivitetin real.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy