Facebook do të gjobitet 5 miliardë dollarë për skandalin e Kembrixh Analitika, për shkeljen e privatësisë së të dhënave (VIDEO)

Facebook do të gjobitet 5 miliardë dollarë për skandalin e Kembrixh Analitika, për shkeljen e privatësisë së të dhënave (VIDEO)

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord në vlerën 5 miliard dollarë kundër Facebook,  për të zgjidhur një hetim në shkeljet e privatësisë së të dhënave, raporton BBC news.

Komisioni Federal i Tregtisë po heton pretendimet se konsulenca politike "Kembrixh Analitika", ka marrë në mënyrë të pahijshme të dhënat  deri në 87 milionë të përdoruesve të Facebook.

Penaliteti më i madh në histori ndaj një kompanie në fushën e teknologjisë vjen pasi rrjeti social me mbi 2 miliardë përdorues aktivë në botë ka shkelur ligjet për privatësinë.

Rregullatorët amerikanë të Komisionit Federal të Tregtisë miratuan të premten me 3 vota pro dhe 2 kundër aktpajtimin me avokatët e gjigantit të internetit.

Hetimi ndaj Facebook nisi në mars të vitit 2018.

Atëkohë u raportua se kompania britanike për konsulencë politike, "Kembrixh Analitika", prej katër vitesh kishte arritur të mblidhte të dhëna nga rreth 87 milionë përdorues pa miratimin e tyre.

Vjedhja e të dhënave ishte kryer nëpërmjet një aplikacioni që përvetësonte detaje rreth personalitetit të përdoruesit që e instalonte atë, por edhe të miqve të tij.

Informacionet u përdorën pjesërisht edhe për të formuar një profil psikologjik të votuesve amerikanë.

Përmes materialeve propagandistike në internet, kompania "Kembrixh Analitika" mendohet se ndikoi që Donald Trump të zgjidhej president i Amerikës në vitin 2016.

Vendimi për penalizimin e Facebook në SHBA u mbështet të premten vetëm nga ligjvënësit republikanë, ndërsa demokratët e quajtën të papërshtatshëm.

Për pagesën e penalitetit do të duhet të merret edhe aprovimi i Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Bursat e pritën mirë vendimin dhe aksionet e Facebook u rritën me 1,8 për qind pas publikimit të lajmit.

Facebook është kritikuar edhe më herët për neglizhencë në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të vet, duke u dhënë akses të pamerituar palëve të treta.

Që prej zbulimit të skandalit, rrjeti social ka marrë masa për të rritur sigurinë dhe qasjen ndaj privatësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy