Holanda riatdheson 50 azilkërkues: Shqiptarët nuk kanë shanse aplikimi për azil (VIDEO)

Holanda riatdheson 50 azilkërkues: Shqiptarët nuk kanë shanse aplikimi për azil (VIDEO)

Pesëdhjetë shqiptarë janë riatdhesuar nga Holanda. Lajmin e bëjnë të ditur mediat holandeze, sipas të cilave të kthyerit janë persona që kanë jetuar në Holandë në mënyrë të paligjshme për një periudhë kohe dhe nuk kanë përmbshur kriteret për azil.

Rikthimi i tyre në atdhe është bërë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, kur të kthyerit shoqërohen nga autoritetet holandeze deri në kufirin e vendit të origjinës, për shkak të numrit të madh kësaj here u bë me një avion të posaçëm.  Mediat holandeze shkruajnë se një numër i madh shqiptarësh që jetojnë atje do të rikthehen në vendin e tyre. Në vitin 2017, 1490 shtetas të huaj u larguan nga Holanda. Nga këta, 670 janë shqiptarë.

Riatdhesimi i grupit prej 50 shqiptarësh u organizua nga Njësia e Shërbimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë, në bashkëpunim me Njësinë Mbështetëse të Riatdhesimeve të Frontex, autoritetet shqiptare dhe partnerët holandezë. Holanda e vlerëson si shumë pozitiv bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e riatdhesimeve. Në vitin 2016, të dy vendet ranë dakord se dëbimet mund të bëheshin gjithashtu në grupe. Fluturimet publike në Shqipëri u zhvilluan gjithashtu në maj 2016 dhe shkurt 2017.

“Shumë shqiptarë migrojnë në Evropën Perëndimore me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë ekonomike. Megjithatë, aplikimi i tyre për azil nuk ka shanse sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Kjo do të thotë që një aplikim për azil trajtohet më shpejt dhe me prioritet”, shkruajnë mediat holandeze.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy