Buxhuku: Në Shqipëri nuk kemi tregje të hapura, forcimi i lekut duhet të kishte ulur çmimet

Buxhuku: Në Shqipëri nuk kemi tregje të hapura, forcimi i lekut duhet të kishte ulur çmimet

Gjergj Buxhuku nga Konfindustria në ‘MCN Economy’ u shpreh se zhvillimi ekonomik shoqërohet dhe me inflacion dhe se në momentet që inflacioni kapërcen në shifra të mëdha, kjo kthehet në problematikë.

Ai tha se ne kemi produktivitet të ulët vendor me kosto të lartë, tregje të mbyllura, ndërsa theksoi se një pjesë e produkteve të importuara janë të subvencionuara dhe kjo është e ndjeshme në Shqipëri.

Sipas tij metodologjia është e tillë që nuk i përshtatet ekonomisë dhe nivelit të jetesës në Shqipëri sepse s’mund të përdoret e njëjta si në Evropë dhe këtu.

Shkaqet e rritjes së çmimeve të shportës por jo vetëm, ato mbi të cilat llogaritet inflacioni janë të ndryshme, por inflacioni është pjesë e pandarë e tregut të lirë.

Në rastin e shfaqjes së krizave ka vite që kalohet në deflacion. Megjithatë inflacioni është diçka natyrore që lidhet me zhvillimin ekonomin të cilitdo vendi që është pjesë e tregut të lirë. Në momentet që inflacioni kapërcen në shifra të mëdha, kjo kthehet në problematikë.

Rritja që pati inflacioni i përllogaritur nga INSTAT për vitin 2023 praktikisht ishte në nivelin e 5%, ishte inflacion i lartë, por përllogaritja e inflacionit bëhet mbi bazën e llogaritjes së një numri shumë të madh produktesh dhe shërbimesh dhe kur flasim për një inflacion afër 5% bëhet një përllogaritje e produkteve.

Brenda këtij numri shumë të lartë të produktesh që llogaritet inflacioni, janë një sërë produktesh që llogaritet. Inflacioni është ndryshimi i çmimeve nga një periudhë në një tjetër, që pastaj reflektohet në çmime.

Më tej ai duke iu referuar shportës bazë ai renditi disa elementë bazëe që ndikojnë që çmimet e atyre produkteve bazike në vendin tonë të jenë shumë herë më të larta se në vendet fqinje, por dhe Evropë.

Kur futemi te shporta bazë ushqimet dhe produktet bujqësore këtu për mendimin tim janë disa arsye kryesore e para që kemi prodhim të ulët vendor me kosto të lartë ne në Shqipëri, elementi i dytë është elementi i tregjeve të kapura, oligopol ose monopol.

Faktorin e tretë mund të fusim faktin që produktet e ardhura nga importi një pjesë e tyre janë të subvencionuara dhe këtu lind pyetja se cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për këtë. Këto janë tre faktorët bazë që ndikojnë që jo vetëm ti kemi çmimet më të shtrenjtat të produkteve bazike, por në shumë raste ti kemi mjaft më të larta se shtetet fqinje.

Ne jemi vend i pastër importues dhe kjo është problematikë e madhe tek ne. Mund të shtojmë dhe një faktor të katër që politikat fiskale që ndjekin vendet e caktuara për mallrat që bëjnë pjesë te shporta bazë janë më të buta nga çfarë zbatohet në Shqipëri këtu kam faktin e tvsh, nuk është tvsh 20% si te ne, por është më e ulët. Këto katër elementë bëjnë që të kemi çmime më të larta.

Problemi këtu është se ne kemi disa problematika me referencat e INSTAT kryesisht me shifrat që ai bënë. Tjetër është niveli i jetesës në Shqipëri dhe tjetër në vende të tjera. Metodologjia është e tillë që nuk i përshtatet ekonomisë dhe nivelit të jetesës në Shqipëri sepse s’mund të përdoret e njëjta si në Evropë dhe këtu.

Tjetra sado që Instat mund të deklarojë nivele të caktuara inflacioni është diçka që se fsheh dot në themel sepse kjo praktikisht lidhet me xhepin e çdo qytetari dhe po të shohësh shifrat e Instat në fakt kanë atë pikëpyetjen e madhe që pse del inflacioni në Shqipëri nën 3%, sepse këtu nuk kemi tregje të hapura, nuk kemi politikat fiskale të tipit të favorizimit të produkteve bazikekur në fakt nga forcimi i lekut ne duhet të kishim rënie të çmimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy