Pritet që Hungaria në seancën parlamentare të kësaj të hëne t’i japë përfundimisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO. Votimi i parlamentit hungarez që me shume gjasa do të jetë thjesht procedure vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit suedez Ulf Cristersson.
Anëtarësimi në NATO i Suedisë dhe Finlandës cilësohet si zgjerimi më domethënës i aleancës pasi e zgjeron ketë te fundit në Europën Lindore. Me bërjen e saj pjesë të aleancës, Suedia pritet të sjellë edhe nëndetëse më të avancuara dhe të përshtatshme për kushtet e Detit Baltik si dhe një flotë të konsiderueshme të avionëve luftarake Gripen që janë prodhim vendas.
Anëtarësimi në NATO i dy shteteve po ashtu shihet edhe si një goditje për presidentin Vladimir Putin i cili që në nisje të luftës së tij në Ukraine ka kundërshtuar zgjerimin e aleancës.
Përpos përqendrimit tek zhvillimet politike të kësaj të hëne ajo që ka marrë një pjesë të vëmendjes në Hungari janë dhe protestat opozitare të çdo fundjave kundër kreut të qeverise Viktor Orban.
Kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e Orban vjen pas skandalit të amnistisë për përfaqësuesin e Shtëpisë së Fëmijëve që fshihte abuzimet seksuale me këta të fundit.
Pas publikimit të këtij skandali presidenti Katalin Novak dhe ministrja e Drejtësisë Judit Varga dhanë dorëheqjen, por jo kryeministri Viktor Orban.
Pavarësisht qëndrimit të tij kjo periudhë cilësohet si kriza më e madhe politike e liderit hungarez në këto 14 vite.



