Ndryshimet në ligj/ Nëse humbet në Apel ose në Gjykatën e Lartë, paguan gjobë

Ndryshimet në ligj/ Nëse humbet në Apel ose në Gjykatën e Lartë, paguan gjobë

Qytetarët që humbasin gjyqet në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë, përpos shpenzimeve gjyqësore, duhet të paguajnë një gjobë prej 100 000 lekësh. Kështu parashikojnë ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të hartuara nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me agjencitë dhe partnerët ndërkombëtarë, kryesisht EURALIUS dhe OPDAT, raporton "Shqiptarja.com".

Masa e gjobës duket se është parashikuar për të frenuar apelimet në Gjykatën e Apelit dhe rekurset në Gjykatën e Lartë.

Kufizimet

Projektligji për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon numrin dhe llojin e vendimeve që mund të ankimohen. Në këtë projektligj është shtuar neni 432/1, që parashikon ato vendime që nuk mund të ankimohen.  

Konkretisht nuk mund të bëhet ankimim në Gjykatë të Lartë ndaj vendimeve të pezullimit dhe shtyrjes së ekzekutimit të vendimit, ndaj vendimeve me të cilët është vendosur prishje vendimi dhe pushimi I çështjes, kur janë rastet që nuk lejojnë fillimin ose vazhdimin e procesit ose kur nuk vërtetohet fajësia e të pandehurit ndaj vendimeve të marra lidhur me masat shtrënguese të sigurimit personal etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy