Universiteti i Mjekësisë këtë vit akademik do të rekrutojë 107 studentë më pak se vitin e kaluar. Pra këtë vit nga 9 fakultetet e Universitetit të Mjeksisë do të pranohen 888 studentë nga 995 që janë pranuar vitin e kaluar. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata në një intervistë për TemA TV deklaroi se ulja e kuotave është bërë në përputhje me rregullat e përcaktuara për akreditimin.
Gjata shpjegoi edhe pse u ndryshua mënyra e llogaritjes së mesatares nga e ponderuar në aritmetike. Akademiku pohoi edhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të bërë rekrutimin e studentëve por sipas tij universiteti nuk ka kushtet për të zhvilluar konkurse. Ai thotë se vitin e ardhshëm do të shikojë ndonjë alternativë tjetër në bazë të provimeve ndërkombëtarë.
Ndërsa për vendin e 888 të nëse ka më shumë se një student me pikë të barabarta, atëherë do të merret parasysh mesatarja e maturës shtetërore. Ndërsa eshë nga kjo dalin me pikë të barabarta atëherë do të bëhet përzgjedhja me short përball studentëve.
Gjata pohoi se edhe këtë vit tarifa e te drejtës së studimit për studentët nuk do të ndryshojë por për të mbuluar shpenzimet do të shikojnë financime alternative.



