Mund të thuhet se programi Sunset Boulevard, në MCN Radio dhe TemA TV, u “pushtua” mbrëmjen e sotme nga artistë profesionistë të rrymës Hip Hop. Gjatë pjesës së parë të emisionit Enxhi pati kënaqësinë të ftonte në studio përfaqësues të grupit “Të Tanët”.
Të frymëzuar nga DMX old School Grupi “Të Tanët” u formua si grup shqiptar rap-i, në vitin 2007 në Philadelphia nga disa djem nga Fieri (Loko, Bezzi Bez, Vil Shkurti, Bin Ilir, Gjenerali). Grupi prodhon kryesisht rap rruge. Aktualisht pjesë e grupit janë Loko, Bezzi Bez, Vil Shkurti, Gjenerali, Exel, DA Unik, SG Lion, Danny, Ani-G, Xheloo dhe De La Chino. “Të Tanët” kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë me producentë të ndryshëm, ku më të spikaturit janë: Geemali, Arsen Beats, Tiran Hitz, Python Beats, etj.
Gjatë pjesës së dytë, në Sunset Boulevard, të ftuar ishin Popaye Edi dhe Fred Freddson të cilët bashkëpunojnë prej një viti e gjysmë megjithëse jetojnë në dy vende të ndryshme, përkatësisht Greqi dhe Itali.
Muzika e tyre është rap dhe freestyle dhe ajo që i bashkon është dëshira për rap-in në gjuhën shqipe. Ata kanë performuar live në skena të ndryshme dhe kanë ndjekës të shumtë të stilit të tyre muzikor.



