Basha i drejtohet Xhafës: Lëre prokurorinë, po na trego procesverbalet e asgjësimit të kanabisit

Basha i drejtohet Xhafës: Lëre prokurorinë, po na trego procesverbalet e asgjësimit të kanabisit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me kërkesën që ky i fundit i bëri kryeprokurorit Llalla për sqarime mbi rastet konkrete se kur prokurorët nuk janë thirrur gjatë proceseve të asgjësimit të drogës. Duke iu drejtuar vetë Xhafës, Basha i kërkoi atij të publikojë process-verbalet e asgjësimit të kanabisit të sekuestruar.

“Xhafa i stërvitur mirë me taktikat e sigurimit të shtetit njësoj si torturonte të rinjtë dhe të rejat e Krujës, se kishin pirë raki kur vdiq xhelati, me të njëjtën taktikë i shkruan letër kryeprokurorit e i thotë më thuaj cilat janë rastet kur nuk jeni thirrur për asgjësimin e drogës, pra e çon vëmendjen e popullit sikur qenka faji i prokurorëve. Vëllai i numrit dy të një bande ndërkombetare të trafikut të kokainës, vëllai i Agron Xhafajt, Fatmir Xhafajt i shkon për shtat të mbulojë gjurmët e ujkut, por ai duket qartë. Lëre prokurorinë, lëri mediat, opozitën dhe na trego procesverbalet e shkatërrimit të 2,5 mln rrënjëve të kanabisit, ku i ke procesverbalet e shkatërrimit të 10 mijë tonëve drogë”,­ tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy